Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Gossip Showbiz

Big Brother LIVE: Miku i Mateos zbulon qëndrimin e tyre për çfitin! “Ne si shokë jemi…”

Fenomeni i “Big Brother VIP Albania” vijon të dominojë ekranin dhe rrjetet sociale, duke u kthyer në spektaklin më të komentuar të momentit. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin në televizion, finalja e madhe po transmetohet paralelisht edhe në Top Albania Radio, duke sjellë emocionet live për publikun.

Nën moderimin e Elona Duros, Niko Komanit dhe Jonida Alickollit, çdo moment i finales po analizohet në detaje, i shoqëruar me të ftuar nga bota e showbiz-it dhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pas lidhjes live me ish-banoren Edisa Demollari dhe momentit emocionues të takimit të Mateos me babain e tij, një tjetër surprizë erdhi nga studio e radios. Në një lidhje direkte u përfshi edhe Ylberi, miku i afërt i Mateos, i cili ndau emocionet për atë që ndodhi në shtëpi.

Është emocion i madh edhe për ne. Surpriza ishte shumë e bukur… dhe takimi i Brikenës me babin e Mateos ishte shumë prekës. Ne si shokë jemi pro kësaj dashurie

-u shpreh ai.

Ndërkohë, Ylberi nuk hezitoi të japë edhe parashikimin e tij për finalen, duke renditur favoritët: në vend të parë Rogerti, i ndjekur nga Miri, ndërsa Selin dhe Mateo i sheh në podin final.

Madje, ai shtoi me humor se e imagjinon fundin e këtij rrugëtimi me një dasmë në Elbasan dhe Mateon si fitues të këtij edicioni.