Film & Tv

Biletat e “Guxim” tashmë në shitje, mos e humbisni shansin për të parë filmin në kinema!

Çasti i shumëpritur erdhi! Shumë prej jush kanë pyetur se kur dalin në shitje biletat e filmit “Guxim” dhe se ku mund të rezervoni për të qenë edhe ju pjesë e premierës së madhe më datë 5 Prill në Cineplexx TEG.

Tashmë ju njoftojmë se biletat kanë dalë në shitje! Edhe ju mund të jeni pjesë e premierës së “Guxim”, së bashku me kastin dhe me të ftuarit e tjerë VIP.

Biletat mund t’i gjeni fare thjesht duke klikuar në films.top-channel.tv/guxim/ Mos e humbisni shansin tuaj për të parë filmin më të ri të momentit!

Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.