Film & Tv

Ju njohim me disa nga aktorët kryesorë të filmit “Guxim”!

Edhe pak na ndan nga premiera e madhe e filmit më të ri “Guxim”. Data 5 prill i është rezervuar kësaj ngjarje të rëndësishme, që do të mbahet në Cineplexx TEG.

Tashmë e dimë se filmi vjen me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës, i cili po ashtu është dhe në rolin protagonist. Megjithatë, përveç tij do të shohim dhe shumë aktorë të tjerë, të famshëm e me shumë vite eksperiencë, por dhe aktorë të rinj por mjaft të talentuar po ashtu.

Krah Drilonit, do të jetë Livia Lozi, e cila edhe pse ende në vit të dytë në Akademinë e Arteve, talenti e dallon nga shumë të tjerë. Për të kjo është eksperienca e parë në një film, e aq më tepër në rolin e protagonistes. Laura, personazhi që Livia luan, bëhet molla e sherrit mes personazhit të Drilonit dhe atij të Myzafer Ziflës.

Siç e keni kuptuar dhe nga traileri, aktori i mirënjohur do të jetë këtë herë në rolin e antagonistit, një bos i fuqishëm, i cili nuk pranon të heqë dorë nga dashuria e Laurës (Livias). Ndër role të tjera kryesore përmendim  Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Lorenc Kaja, Natasha Sela dhe Evi Reçi, e shumë të tjerë… Mos e humbisni në kinema, nga 5 Prilli!

Për bileta vizitoni films.top-channel.tv/guxim/