Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Bill e Melinda Gates, zyrtarisht të divorcuar/ Ja si e ndajnë pasurinë marramendëse!

Bill dhe Melinda French Gates finalizuan divorcin duke i dhënë fund martesës 27-vjeçare. Tre muaj më parë, ata njoftuan se “nuk besojnë më se mund të zhvillohen si çift”.
Nuk jepen detaje por mësohet se marrëveshja e divorcit bazohet në një kontratë ndarjeje që nuk bëhet publike. Asnjëri prej të dyve nuk ka kërkuar mbështetje financiare.

Ndërkaq, Melinda nuk ka ndërmend të ndryshojë mbiemrin e do të vazhdojë të njihet si Melinda Gates. Pasuria e vlerësuar në 152 miliardë dollarë mes bashkëthemeluesit të Microsoft-it e tashmë ish-bashkëshortes bën që secilit t’i takojë nga 76 miliardë pasi ndahet përgjysmë.

Por Bill e Melinda do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fondacionin e bamirësisë, me fokus çështjet globale të shëndetit e zhvillimin, si dhe arsimin në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ata investuan shuma të mëdha parash në kërkimet për vaksinën anti-COVID e kanë emrin në donacione për kurimin e koronavirusit.

Puna në fondacion do të jetë periudhë prove pasi nëse Melinda konstaton se në dy vjet nuk mund të punojë më me Bill do të japë dorëheqje si bashkëdrejtuese por sërish duke u përfshirë në vendime.

Vitin e kaluar, Bill Gates dha dorëheqje nga Bordi i Drejtorëve të Microsoft-it pasi kompania pajtoi një firmë ligjore për të hetuar marrëdhënien romantike që rezultoi se ka patur me një punonjëse, 20 vjet më parë. Një zhvillim që për drejtuesit synon të rrënjosë ndryshimin e kulturës dhe për të treguar se Microsoft-i aktual është shumë ndryshe nga i vitit 2000.