Bota

SHBA/ 20 vite më parë vrau gruan, Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat arreston shqiptarin sapo del nga burgu: Do ta dëbojmë!

Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim deportimin e tij.

Gjin Kolbucaj sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti një dënim me 20 vite për vrasjen e bashkëshortes së tij Lulja Kolbucaj 20 vite më parë në Miçigan. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2006.

“ICE Detroit e arrestoi pas lirimin nga Burgu Richard A. Handlon Correctional Facility në Ionia dhe do të nisë procedurat e dëbimit”, thuhet në njoftimin e ICE.

Në raportimet e mediave amerikane për ngjarjen thuhet se Kolbucaj kishte një histori dhunimi ndaj bashkëshortes. Nga dokumentet e Gjykatës del se menjëherë pasi vrau gruan e tij, më 31 mars 2006, Kolbucaj qëlloi dy herë veten në kraharor, por mbijetoi. Ai tentoi edhe një herë tjetër të vriste veten në burg.

LEXO EDHE: Zjarret përfshijnë Spanjën/ Mbi 100 mijë hektarë të djegur, Sanchez kërkon më shumë investime për emergjencat klimatike

Dy vjet pas ngjarjes ai mori dënimin përfundimtar me 18 vite.

LEXO EDHE: Hapi zjarr gjatë darkës së Trump me gazetarët/ Me pranga në duar dhe këmbë, 31-vjeçari nuk pranon fajësinë në gjykatë