Bota

Brigitte Bardot kritikon ashpër politikat për kafshët në Rusi

Legjenda e filmit francez dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Brigitte Bardot, kritikon atë që e cilëson: “trajtim barbar të kafshëve në qytetet ruse”. Fondacioni i 83-vjeçares postoi një letër drejtuar Presidentit Vladimir Putin duke shprehur shqetësimet për kafshët në rrugë. Bardot i rikujtoi Putin-it, se me nisjen e Kampionatit të Futbollit në Rusi në korrik, “sytë e gjithë komunitetit ndërkombëtar janë të kthyer drejt tij”.