Celebrities Gossip Showbiz

Bukuroshja që fitoi Miss Universe por e shijoji vetëm pak për shkak të gabimit të prezantuesit, ju njohim me sozinë e Sofia Vergara!

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka një sozi të quajtur Ariadna Gutierrez. Duke marrë parasysh fizikun, paraqitjen magjepsëse, buzëqeshjen dhe sharmin e aktores së njohur shpeshherë ndjekësit dhe mbështetësit kanë kërkuar që ajo të marrë pjesë në kompeticionet që kanë në fokus bukurinë e vajzave. Pra ajo shihej gjithmonë si një kandidate ideale për konkursin prestigjioz të Miss Universe. Por mesa duket kjo dëshirë është plotësuar nga Gutierrez, e cila në fakt mori pjesë në konkurs që në vitin 2015.

Gjithçka ndodhi në vitin 2015 kur për një moment mjaft të shkurtër, Ariadna u shpall gabimisht si fituesja e Miss Universe nga prezantuesi Steve Harvey. Ky moment ishte shumë i shkurtër sepse ishin anëtarët dhe ekipi që korrigjuan shpejt gabimin, duke shpallur Pia Alonzo Wurtzbach nga Filipinet si fituese.

Ngjashmëria fizike e Gutierrez me Sofia Vergara tërhoqi vëmendjen gjatë konkursit të vitit 2015 edhe pasi u krijua një episod i paharrueshëm dhe dramatik në historinë e konkurseve të tilla. Të dyja vajzat bukuroshe gjithashtu janë nga Kolumbia.

 

Incidenti u komentua jashtëzakonisht shumë më pas dhe sigurisht që u cilësua edhe një përzierje aspak e këndshme mes fitores dhe humbjes, pasi Gutierrez përjetoi gëzimin e shpalljes fituese dhe menjëherë gjithçka ndryshoi në pak sekonda pasi ishte bërë një gabim gjatë komunikimit. Ky shënoi një nga momentet më dramatike në konkurset e bukurisë.

Pas njoftimit të gabuar, Vergara shprehu solidaritet dhe mbështetje për sozinë e saj në Twitter, duke e shpallur Gutierrez “mbretëreshë” pavarësisht ndryshimit të ngjarjeve dhe mënyrës se si erdhën situatat.