Sulmuesi brazilian Neymar dhe 8 persona të tjerë kanë dalë në gjyq në Barcelonë të akuzuar për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e futbollistit nga Santos te Barcelona në vitin 2013. 30-vjeçari dhe babai i tij mbërritën në Spanjë së fundmi ndërsa prokurorët spanjollë kërkojnë një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Neymar.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2022/10/Neymar-AP.jpg)
Ata gjithashtu po kërkojnë një dënim me 5 vite burg për ish-presidentin e Barcelonës Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8,4 milionë euro për klubin katalanas. Çështja përqëndrohet në pretendimin e bërë nga firma braziliane e investimeve “DIS”, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Neymar kur ai ishte në Santos, se ajo humbi shkurtimin e drejtë nga transferimi i lojtarit për shkak se vlera e marrëveshjes ishte nënvlerësuar. Avokati i “DIS” tha:
Neymar, me mirëkuptimin e prindërve të tij dhe të bordeve të drejtorëve të Barcelonës dhe Santos, tradhtoi besimin e klientëve të mi. Kostoja reale e transaksionit mes Santos dhe Barcelonës ishte 82 milionë euro dhe vetëm 17 milionë euro u shfaqën si transferim zyrtar.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2022/10/SZQ3XS47RZN5DLEVZ5TW4AUP5Q.jpg)