Celebrities Showbiz

Chrissy Teigen dhe John Legend marrin djalin e tyre për të ndjekur për herë të parë një ndeshje basketbolli!

Modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari i njohur John Legend, e çuan djalin e tyre Miles në ndeshjen e tij të parë të basketbollit të shtunën mbrëma. Çifti, sollën vogëlushin e tyre 3-vjeçar për të parë një ndeshje të “Brooklyn Nets”. Legend postoi një fotografi me djalin e tij në rrjetin social Instagram, i cili shkruante:

Ndeshja e parë e basketbollit për Miles!

Chrissy, e cila kohët e fundit festoi ditëlindjen e saj, kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyrë të bardhë dimëror dhe një pallto lëkure të gjatë ngjyrë kafe. Ajo gjithashtu kishte veshur taka të bardha rrjetë. Flokët e saj të gjatë biond kishte vendosur ti mbante të lidhur, ndërsa si aksesor kishte vendosur vathë ari, një cantë ngjyrë kafe me gezof dhe buzëqeshte teksa ishte dorë për dore me partnerin e saj.

Krijuesi i hitit “All of Me” kishte vendosur të vishte bluzë të zezë, pantallona të zeza dhe atlete në ngjyrë të bardhë. I vogli ishte veshur gjithashtu me xhins të zi, çizme të zeza dhe një pulovër “Burberry”. Djaloshi i vogël qëndroi pranë babait të tij teksa mbante një kamion lodër ngjyrë të kuqe teksa shikonte live ndeshjen e NBA-së.

Pas postimit të fotografisë me djalin e tij, John Legend bëri një postim të dytë të shtunën mbrëma, ku ka pozuar përkrah ikonës së hip-hop Rakim, i cili në mbishkrim të fotografisë shkruante:

Mbretëror!

Rikujtojmë se, Chrissy Teigen nuk po zë rehat me kritikat e fansave. Së fundmi, modelja 35-vjeçare postoi në Instagram Stories për të zbuluar se ajo i ishte nënshtruar një operacioni për transplantin e vetullave. Ajo zbuloi:

Unë kurrë nuk përdor grim nëse mund ta shmang, kështu që isha shumë e emocionuar për këtë operacion të transplantimit të vetullave. Procesi përfshin transplantimin e qimeve nga pjesa e pasme e kokës për të krijuar vetullat më të plota. Pak e errët nga lapsi, por është aq e lezetshme sa të kesh përsëri vetullat.