Aktualitet

Digjen dy makina në Elbasan, policia hetime edhe për zjarrvënie të qëllimshme!

Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkë me agjentët e komisariatit po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë vënë qëllimisht, ndaj hetimet janë përqendruar edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimshme.