Showbiz

Ciara bëhet nënë për herë të tretë, ja emri i veçantë i djalit

Këngëtaren e famshme Ciara vitet e fundit nuk mund ta kujtojmë pa barkun e rrumbullakët që herë pas here e shfaqte edhe në rrjetet sociale.

Duket se vitet e fundit ajo është përqendruar vetëm tek familja pasi tashmë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 3-të jo shumë larg të 2 të parëve.

Ylli i muzikës është bërë nëna e një djali dhe ka postuar foton e parë me vogëlushin e saj në rrjetet sociale.

Vogëlushi është pagëzuar me emrin Win që përkthehet ‘fito’ ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti i saj Russell Wilson janë në qiellin e 7-të.