Celebrities Film & Tv Showbiz

Çifti i parë finalist në DWTS janë zyrtarisht Fifi dhe Graciano! Largohen nga gara Atalanta dhe Luixhino!

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në mbrëmjen e madhe. Ndërsa çifti që largohet nga spektakli më i madh i kërcimit është Atalanta dhe Luixhino.

Kjo çerekfinale ishte e mbushur me emocione dhe performanca të mrekullueshme nga shtatë çiftet. Konkurrentët realizuan dy kërcime këtë mbrëmje, ndërsa në fund si më pak të votuarit ishin Jurgeni e Jora dhe Atalanta dhe Luixhino. Të premten tjetër na pret një tjetër natë e madhe, gjysmëfinalja e “DWTS”, ku do të mësojmë se cilët do të jenë finalistët.