Celebrities Showbiz

Cila ishte arsyeja që Ariana Grande u përlot në “The Voice”?

Këngëtarja e njohur Ariana Grande, ka shërthyer në lot gjatë spektaklit të “The Voice” kur u bë e ditur se anëtarët e ekipit të saj Jim dhe Sasha Allen rrezikonin që të shkonin në shtëpi. Pasi u njoftua se dyshja ishte e renditur në dy vendet e fundit dhe ata më pas u ngjitën në skenë dhe performuan “I Won’t Give Up” nga Jason Mraz për të fituar shansin e tyre të fundit gjatë mbrëmjes.

Bukuroshja njoftoi se u trondit shumë kur i pa ata të renditur në atë pozicion, sepse ata ishin dy djem shumë të talentuar dhe për këtë arsye ju lut njerëzve që të votonin për ta. Jim dhe Sasha i thanë këngëtares 28-vjeçare të pop-it se puna me të kishte qenë dhurata më e madhe dhe më e bukur për ta. Sasha u shpreh se:

Të dua shumë. Ju keni pasur një ndikim shumë të madh tek unë dhe tek muzika time, tek ne, në gjithë këtë përvojë. Për çdo fëmijë transgjinor atje jashtë që mendon se nuk ka asnjë mënyrë, ka një dritë në fund të tunelit dhe çdo gjë do të përmirësohet.

Ariana u përlot kur dëgjoi fjalët e tij. Ajo u tha atyre se ishte shumë mirënjohëse që kishte punuar me ta. Këngëtarja tha se:

Kjo shfaqje është pjesë e një tabloje më të madhe. Rrugët tona ishin të destinuara të kryqëzoheshin dhe kjo është një dhuratë kaq e bukur të të njoh dhe të të shoh të performosh.

Ajo u tha atyre duke qarë se nuk do të shkonte askund dhe se do t’i mbështeste përgjithmonë. Në momentet e fundit të spektaklit, kur drejtuesi i emisionit Carson Daly, njoftoi se Jim dhe Sasha shpëtuan, Ariana vrapoi në skenë për t’i përqafuar. Më herët, Ariana ka performuar me Jim dhe Sasha dhe anëtaren tjetër të ekipit të saj Holly Forbes, teksa këndonin hitin e njohur ‘FourFiveSeconds’ nga Rihanna, Kanye West dhe Paul McCartney.