Sport

Cristiano Ronaldo: “Këtë Europian e shoh si të parin, nuk bëj premtime” !

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ai është i motivuar të fitojë trofe.

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit në miqësoren e 9 qershorit,  teksa shkon vetëm pesë gola larg rekordit për golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh.

Ai është shprehur se është shumë i motivuar për ta fituar “Euro 2020” por se nuk premton asgjë.

“Jam tejet i motivuar, si në vitin 2004, e shoh këtë Evropian si të parin”, tha ai.

“Nuk ia vlen që të bëhen premtime, por do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”, tha Ronaldo.

“Ne jemi kampionë në fuqi dhe ende një herë jemi ndër kandidatët për të fituar finalen, edhe nëse ka shumë ndeshje të vështira, i respektojmë të gjitha Kombëtaret”, përfundoi Cristiatno Ronaldo.

Portugalia ndeshet me Hungarinë me 15 qershor në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian.