Gossip Showbiz

Dalin fotot e Teas me Beartin duke u puthur në buzë!

“Përputhen” është formati televiziv më i shikuar i kohëve të fundit dhe ka ngjallur shumë polemika mes konkurrentëve. Një ndër debatet e fundit ishte aludimi se Tea kishte një marrëdhënie jashtë programit me ish konkurrentin Beart Rexhepit. Por Tea e ka mohuar këtë menjëherë pas akuzave të Shqipe Hysenaj.

Ndërkohë Tea Trifoni, sapo doli e përputhur me Andi Shehi. Ata deklaruan se do ta vazhdonin njohjen jashtë kamerave.

Vetëm pak minuta më parë janë publikuar në rrjet disa foto, në të cilat duket qartë Tea me djalin nga Kosova duke shijuar pushimet në Bogë, madje edhe duke u puthur. Po tani çfarë do të thotë Tea?!