Celebrities Gossip Showbiz

Dasmë në horizont? Klea Huta na zbulon datën e shumëpritur!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Ka disa kohë që aludohet se Klea dhe Elgiti do të kenë një dasmë këtë verë. Para pak muajsh Elgiti i ka propozuar për martesë Kleas dhe kuptohej që edhe dasma do të ishte shumë shpejt. Ama duket se është më afër nga sa e mendonim, pasi vetëm pak më parë Klea ka postuar në Instastory një foto e rrethuar me fustane nusërie e duket se shumë shpejt do ta shohim dhe atë nuse. Por jo vetëm kaq, Klea me anë të një shkrimi ka nënkuptuar se dasma do të jetë si sot një muaj.

Sot një muaj

Para disa ditësh Klea ka shijuar pushimet me djalin e saj dhe një mikeshë në Dubai. Edhe pse pa Elgitin të dy nënë e bir ata ia kanë kaluar shumë mirë dhe këtë na e kanë treguar me anë të fotove dhe videove të postuara në Instagram, ku një ndër të fundit na i ka bërë ‘sytë zemra’.