Showbiz

Dedikimi për bashkëshorten e ndjerë, emocionon John Travolta

Aktori hollivudian John Travolta është rikthyer në rrjetet sociale pas disa kohësh shkëputje dhe sapo na emocionoi të gjithëve.

Ylli i kinematografisë pak muaj më parë humbi bashkëshorten e tij, Kelly Preston nga kanceri dhe vdekja e saj i shokoi industrinë e filmit. Pasi kërkoi të largohej nga media për të mbajtur zi në paqe së bashku me fëmijët, Travolta vendosi të rikthehej me një dedikim për ditëlindjen e bashkëshortes së tij të ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen e dashur. Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Sa bukur duket krah fotos së dasmës tonë. Shumë dashuri” -shkruan ai në përshkrimin e postimit në Instagram.

Kelly Preston u nda nga jeta më 12 korrik në moshën 57-vjeçari pasi humbi betejën e gjatë me kancerin e gjirit.