Celebrities Gossip Showbiz

Pse po vishej kështu? John Travolta zbulon sekretin pas pamjes virale në Kanë!

John Travolta ka zbuluar më në fund arsyen e paraqitjes së tij që bëri xhiron e rrjetit gjatë Cannes Film Festival 2026.

Aktori legjendar, i cili këtë vit debutoi si regjisor me filmin “Propeller One-Way Night Coach”, tregoi në një intervistë për CNN se bereta ikonike që mbajti gjatë festivalit ishte një homazh për regjisorët klasikë të Hollywood-it.

Regjisorët e vjetër mbanin bereta dhe syze. Mendova: kjo është ajo që do të bëj edhe unë

-u shpreh Travolta, duke treguar se çdo detaj i stilit të tij ishte menduar me kujdes për këtë moment të veçantë në karrierë.

72-vjeçari u pa disa herë me bereta të ndryshme gjatë qëndrimit në Cannes, nga mbërritja në festival deri në tapetin e kuq dhe fotografitë zyrtare të filmit, duke kthyer pamjen e tij në një nga temat më të komentuara në rrjet.

Një pjesë emocionale e këtij udhëtimi ishte edhe prania e vajzës së tij, Ella Bleu Travolta, e cila luan në film. Travolta tregoi se të dy udhëtuan bashkë me avion drejt festivalit, duke e bërë eksperiencën edhe më personale për familjen e tyre.

Filmi “Propeller One-Way Night Coach”, i bazuar në librin që aktori publikoi në vitin 1997, pritet të dalë globalisht më 29 maj në Apple TV+.

Travolta e cilësoi debutimin si regjisor dhe çmimin e nderit që mori në Cannes si dy nga momentet më të rëndësishme dhe emocionuese të jetës së tij artistike.