Gossip

John Travolta feston 15-vjetorin e të birit Benjamin por ngjashmëria me aktorin mahnit fansat!

John Travolta ka uruar publikisht ditëlindjen e 15-të të djalit të tij, Benjamin, dhe fansat nuk kanë vonuar të vënë re se sa shumë po i ngjan i riu babait të famshëm.

Aktori 71-vjeçar i Saturday Night Fever publikoi në Instagram një foto të Ben-it nga fshati piktoresk i peshkimit Reine, në Norvegji, ku adoleshenti shihet pranë një pamjeje mahnitëse, me tipare pothuajse identike me Travoltën e ri.

Gëzuar ditëlindjen, i dashur Ben! S’mund ta besoj sa shpejt je rritur! Të dua!

-shkroi ai krah imazhit.

Pak ditë më parë, Travolta ndau edhe një video të ndjerë nga një shëtitje në mal me borë në Norvegji, ku babë e bir ngjiten drejt një pikëvështrimi të lartë.

Videon ai e shoqëroi me mbishkrimin:

Asnjë mal nuk është shumë i lartë për djalin tim Ben. Me dashuri nga Norvegjia

-ndërsa në sfond dëgjohet hiti “Ain’t No Mountain High Enough”.

Benjamin është fëmija më i vogël i Travoltës me bashkëshorten e ndjerë Kelly Preston, e cila ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2020 në moshën 57-vjeçare.

Çifti patën tre fëmijë: vajzën Ella, 25 vjeç, Benjamin-in, si dhe djalin Jett, i cili vdiq tragjikisht në moshën 16-vjeçare në vitin 2009 pas një krize epileptike gjatë pushimeve në Bahamas.

Travolta vijon shpesh t’i kujtojë publikisht të dy të dashurit e humbur, Jett-in dhe Kelly-n, me postime emocionalë në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat procesin e zisë dhe rëndësinë e kohës dhe hapësirës personale për t’u shëruar.

Ndërkohë, fotot dhe videot me Ben-in dhe Ella-n tregojnë se aktori është i përkushtuar të kalojë sa më shumë kohë cilësore me fëmijët e tij, ndërsa familja përpiqet të ecë përpara pas humbjeve të mëdha.