Celebrities Gossip Showbiz

“Dhurata të parakohshme për ditëlindje nga…” Kush e surprizoi Dhurata Dorën?

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Mirëpo përpos karrierës vëmendje tërheqin dhe postimet e saj nga përditshmëria si ka qenë më e fundit ku me anë të një Instastory na ka treguar se ndjekësit e saj të cilit e duan aq shumë i kanë dërguar dhurata të parakohshme me rastin e ditëlindjes së saj.

Dhurata të parakohshme për ditëlindje nga Doratorët e mi. Faleminderit shumë. Ju dua, gjithcka e bëj për ju!

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka.