Bota Botë e Çuditshme

Dikur nuk kishte shanse askush, tanimë në këtë plazh mund të dilni lirisht nudo!

Tanimë është e ligjshme që gratë dhe burrat të dalin topless në plazhet e ishullit popullor të pushimeve të Nantucket, në brigjet e Massachusetts. Në fillim të këtij viti, një fushatë e udhëhequr nga vendasit “Barazia Gjinore në Plazhe” propozoi një ndryshim të aktit nënligjor që do ta bënte të ligjshëm për cilindo të çdo gjinie të dalë nudo nga mesi e lart.

Megjithëse votuesit e Nantucket kishin votuar “PO” për aktin nënligjor të propozuar në maj, vendimi u bë zyrtar kur Prokurorja e Përgjithshme e Massachusetts Maura Healey e miratoi atë më 6 dhjetor. Sipas ligjit të mëparshëm, gratë mund të gjobiteshin me 300 dollarë dhe të përballeshin me një dënim deri në tre vjet burg nëse kapeshin topless në ishull.

Massachusetts u kategorizua si një vend ku “lakuriqësia publike konsiderohet e papranueshme, por ka plazhe nudiste jozyrtare ose raporte që banja dielli topless është në rregull në vende të veçanta”. Nantucket, një ishull 105 milje katrorë larg Cape Cod, është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve verore në SHBA.

Rikujtojmë, se rreth 2500 vullnetare pozuan nudo në plazhin e famshëm të Bondit në Sidnei të Australisë disa ditë më parë. Një vepër arti për ndërgjegjësim ndaj kancerit të lëkurës. Kjo është vepra e fundit nga disa të tilla të realizuara nga fotografi amerikan Spencer Tunick. Artisti bashkëpunon me “Skin Check Champions”, një shoqatë bamirëse e fokusuar në kontrollin e lëkurës.