Bota

Nudo në plazh, mbi 2 mijë vullnetarë japin mesazhin e rëndësishëm!

Rreth 2500 vullnetare kanë pozuar nudo në plazhin e famshëm të Bondit në Sidnei të Australisë mëngjesin e sotëm. Një vepër arti për ndërgjegjësim ndaj kancerit të lëkurës. Kjo është vepra e fundit nga disa të tilla të realizuara nga fotografi amerikan Spencer Tunick. Artisti bashkëpunon me “Skin Check Champions”, një shoqatë bamirëse e fokusuar në kontrollin e lëkurës.

Ky realizim përkon me Javën Kombëtare të Kancerit të Lëkurës në Australi, ndërsa Scott Maggs iu bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës. Maggs themeloi shoqatën në vitin 2010, pasi shoku i tij Wes Bonny ndërroi jetë nga kanceri i lëkurës në moshën 26-vjeçare.

Ky fondacion thotë se Australia është vendi më i prekur nga kanceri i lëkurës në botë.

Ne po shfrytëzojmë mundësitë tona për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i lumtur për këtë, të vij këtu dhe të bëj artin tim.