Gossip Showbiz

Dikur u dhunua sepse iu bashkua platformës “OnlyFans”, 32-vjeçarja fiton zgjedhjet duke u bërë kryebashkiake!

Deri pak vite më parë, emri i Maria Fernanda Vargas, e njohur si Mafer, ishte pothuajse i panjohur, përveç atyre që ndjekin platformën Only Fans. Nga ky aktivitet, vetë Maria ka rrëfyer se fitonte mijëra dollarë në muaj.

Por sot 32-vjeçarja Mafer ka fituar zgjedhjet si kryebashkiakja e vendit me 47.76% të preferencave, e mbështetur nga partia e ish-presidentit Rafael Correa. Një nga shtyllat e platformës së saj janë të drejtat e grave në një shoqëri shumë konservatore si ajo e Ekuadorit.

Vetë ajo ka qenë protagoniste e dhunës, në 2013, kur u sulmua nga tre gra për shkak të aktivitetit të saj në Only Fans, duke detyruar modelen të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Traumën e asaj dite ajo e largoi duke u diplomuar në fakultetin Juridik dhe duke arritur një nga fitoret me të bujshme të historisë së vendit të Amerikës Latine.