Fashion

Disa këshilla të thjeshta për një garderobë jo të kushtueshme!

Këshilla më e mirë kur vjen puna për modë? Blini rroba të reja dhe dashuroni sërish ato “të dala jashtë mode”.  Gjej mënyra të reja për të stiluar veshjet tuaja apo të riparoni ato që aktualisht keni.

Me disa këshilla të thjeshta mund të keni një garderobë në stilin tuaj dhe duke kursyer njëkohësisht.

1. Filloni me ato që keni.

Kur dollapi juaj është i mbushur  plot me hedhurina që nuk i keni veshur prej muajsh apo vitesh, është e vështirë të gjesh gjërat e mira. Filloni duke ‘pastruar’ dollapin tuaj dhe duke hequr qafe rrobat që nuk keni veshur për një kohë. Pas kësaj, do të shihni më qartë rrobat që në fakt i vishni dhe ju pëlqejnë.

2. Gjeni kombinime mes veshjeve që keni 

Meqënëse, pas largimit të rrobave që nuk përdornit kurrë të, tanimë keni disa veshje të mira me të cilat mund të stiloni veshjet tuaja. Uluni dhe mendoni se cilat pjesë ju duhen për të kompletuar veshjet tuaja. Për shembull, mbase keni mbetur me disa palë pantallona dhe një bollëk këmishash. A ka ndonjë jelek që mund ta vishni lart për të kompletuar pamjen tuaj?

Për një gardërobë të larmishme, zgjidhni ngjyra neutrale, më pas përdorni copa si triko, këpucë, shalle dhe jelekë për ta bërë veshjen tuaj më argëtuese dhe të sofistikuar.

3. Shkoni për klasiken para trendeve kur blini këpucë

Një palë këpucë janë mirë për pak mburrje, por mbani këpucë klasike në një ngjyrë neutrale në dollapin tuaj si një gatishmëri për raste që mund t’u zënë në befasi. Investimi në një çantë lëkure për kombinimin e këpucëve gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shfrytëzoni në maksimum këpucët tuaja nga sezoni në sezon. Gjithmonë mbajini të pastra dhe të rregullta

4. Asnjëherë mos sillni në shtëpi një veshjeje nga dyqani nëse nuk e dashuroni atë.

Nëse mendoni se duket thjesht këndshëm, dhe “mund” ta vishni me xhinse ndonjë ditë, lëreni në dyqan (edhe nëse është një çmim i shkëlqyeshëm). Nëse jeni me mbase që në dyqan, nuk do ta pëlqeni më shumë në një moment të dytë.