Botë e Çuditshme

Disa truke se si të keni një Instagram ‘të kuruar’!

Një paraqitje e ‘kuruar’ tregohet dhe tek mënyra se si janë pozicionuar postimet tuaja në ‘feed’. Kjo gjë ju ndihmon të dini se çfarë duhet të hidhni në postimin e rradhës dhe e bën të lehtë fillimin (dhe qëndrimin pas) të një teme të qëndrueshme në Instagram.

Më poshtë keni disa truke se si mund ta arrini këtë pozicionim duke i dhënë Instagram-it tuaj paraqitjen ideale.

Zgjidhni një ‘temë’.

Quajeni atë pasion, energji, humor, shpirt, çfarë të dëshironi. Një ‘temë’ në Instagram është mënyra se si duket ‘feed-i’ juaj në përgjithësi. Është personaliteti juaj i paraqitur vizualisht.

Pra, cila doni të jetë tema juaj? Me humor, verore, shumëngjyrëshe, minimaliste apo e bardhë? Më poshtë ju tregojmë disa ide ‘temash’ që do t’ju ndihmojnë të keni një profil unik.

Zgjidhni një filtër dhe mos ju ndani!

Një temë e përzgjedhur nuk është asgjë interesante pa një filtër. Përdorimi i të njëjtit filtër në fotot tuaja, gjatë gjithë kohës, është mënyra më e lehtë për të përzgjedhur një temë. Ku mund të gjeni këto filtra? Ka shumë lloje të ndryshme që ofrohen në aplikacionet e fotove si: White, Fall, Dark, Colorful, Pastel, dhe të tjera që mund ta bëjnë ‘feed-in’ tuaj të duket interesant.

Koordinimi i ngjyrave

Për të koordinuar ngjyrat në Instagram ka dy mënyra:

  1. Zgjidhni 2-3 ngjyra që e dini se do të përdorni gjithmonë në fotot tuaja.
  2. Pastaj shikoni fotografitë në feed-in tuaj për të ekuilibruar ‘temën’ me ngjyrat.

Fotot me cilësi të lartë gjithmonë ‘fitojnë’!

Duket marrëzi përfshirja e kësaj këshille, por kjo do të bëjë një ndryshim në numrin e ‘like-ve’ që do të merrni. Një foto jo e qartë mund të dallohet nga kilometra larg, ndërsa një foto e cilësie të lartë duket shumë tërheqëse. Kjo i bën ndjekësit tuaj të dëshirojnë të klikojnë dy herë mbi foton tuaj dhe t’i bëjë të interesuar për të parë pjesën tjetër të ‘feed-it’ tuaj.

Këshillë: Shmangni kamerën e përparme/ selfie (pasi ka cilësi më të ulët) dhe përdorni kamerën tuaj të pasme (me cilësi më të lartë).