Politikë

“Djalli ka në SPAK shumë dosje”, Balla për Berishën: Pas drejtësisë, do e heqim dhe nga parlamenti

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit kreun e PD, Sali Berisha, duke i kujtuar se ai ka dosje të shumta në SPAK.

Balla e krahasoi Berishën me djallin dhe tha se ai tashmë është hequr nga drejtësia, por shumë shpejt do të hiqet edhe nga parlamenti.

“Seanca e sotme është një ndër ato seanca që në kalendarin e punimeve 1 vjeçare është më të rëndësihme. Në shumë vende, momenti i raportimit të instiutucioneve të drejtësisë është një moment solemn, ndërsa diskutimet kanë peshë dhe duhet të orientohen nga nevoja e respektimit të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve. Sot kuvendi i Shqipërisë ka dështuar në këtë të fundit.

Është keqardhje e madhe që sot të identifikojë mes fjalimeve një anatemim brutal të drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësië në vend. Madje djalli guxoi të shkonte deri në atë pikë sa të sulmonte biblën. Djalli është non grata. I mori emër për emër, përjashtoi vetëm zotin Kraja.

Sot djalli ngriti përsëri kokë sa kohë që drejtësia nuk po bën detyrën e vet. Mori emër për emër ata dhe familjarët e tyre. Keqardhje e madhe për foltoren e kuvendit, për kuvendin që djalli përsëri ngriti krye edhe për SPAK që djalli sot nuk i zuri me gojë, për aq kohë sa djalli ka në SPAK dosje më shumë se çjanë librat e shenjtë. Ka një numër të konsiderueshëm dhe nuk është thirrur qoftë për njërën prej tyre. Ky foli për inceneratorët, por nuk foli për inceneratorin e Gërdecit. Sot djalli erdhi dhe i bëri gjyqin drejtësisë.

Nuk është turp për ne. Ne, mazhoranca e këtij vendi e kemi bërë standard qëndrimin tonë sa herë drejtësia ngre një akuzë ndaj një anëtari tonë. S’jemi zyrë avokatie për asnjë. Viti 2021 është viti i parë kur janë zbatuar urdhër arreste për ministra të mazhorancës në pushtet.

Djallin e hoqëm nga drejtësia dhe do e heqim edhe nga parlamenti. Do e heqim për punë ditësh ose javësh”, tha Balla.