Ish-Presidenti, Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve në hotel “Rogner” ku do të zhvillohen pritjet nga ora 09:00 deri në orën 21:00.
Pjesë e vizitave ngushëlluese ka qenë dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha ishte i shoqëruar nga sekretari i PL-së, Tedi Blushi dhe nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Ish-Presidenti Meta po mban sot homazhe në nder të babait të tij të ndjerë, që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 83-vjeçare.
Babai i tij, Rexhep Meta u varros dje në Çepan të Skraparit, vendlindjen e tij.