Celebrities Gossip Showbiz

Djemtë në garë, kush ishte reperi i parë që i vodhi zemrën Kim Kardashian?!

Soulja Boy tallet me Kanye West pasi ai thotë se ishte reperi i parë që doli me Kim Kardashian. Soulja Boy ka pohuar se ishte pikërisht ai “reperi i parë” që doli me Kim Kardashian. Duke ndarë një fotografi të vjetër të tij teksa pozonte me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, reperi thumboi West.

Unë isha reperi i parë me Kim Kardashian, jo ti Kanye West.

Ai gjithashtu nuk humbi rastin të godasë albumin e Kanye të publikuar së fundmi.

“Donda” u rrëzua.

Ai nuk u ndal me kaq teksa vazhdoi ta ofendonte West me postime të ndryshme.

Unë mund të të bëj “diss” çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime.

Por zhurma e tij në Twitter nuk përfundoi këtu dhe ai e ftoi Kanye në ring me të.

Dua të luftoj. A e di si të luftosh? Le të dalim në ring… Unë nuk marr asnjë nga askush.

Dyshja besohet se kanë debatuar pasi Kanye e hoqi Soulja Boy nga albumi i tij. Sidoqoftë, reperi kohët e fundit pretendoi se albumi i tij i ri u publikua pa lejen e tij. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit.

Mirëpo, disa orë pas lançimit, përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi deklaroi se albumi doli pa miratimin e tij. Përfaqësuesit e “Universal” ende nuk kanë reaguar, por sipas disa burimeve brenda në kompani e quajtën pretendimin e West ‘idiotllëk’. “Donda” përfshin bashkëpunime të Kanye me JAY-Z (në “Jail”), Weeknd, Jay Electronica, Young Thug, i ndjeri Pop Smoke,Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi dhe shumë të tjerë.