Celebrities Gossip Showbiz

“Do të të murosim…”, Luizi dhe Dea Mishel kanë një ‘plan’ për këtë banor të “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Dea duket se kanë filluar të bëjnë plane për finalen, ku njëri është të ‘murosin’ Qetsorin nëse dhe ai do të jetë një nga finalistët bashkë me ta. Ideja ishte e Luizit dhe këtë e ka shprehur edhe mes banorëve të tjerë dhe Qetsorit dhe me humor e kanë vazhduar bisedën dhe planin e murosjes si Rozafa.

Dea: Nëse shkojmë në finale unë, ti dhe Qetsori do të bëjmë gjëra të bukura…

Luizi: Po murosim Qetsorin si Rozafën. E vëmë njërën dorë jashtë, këmbën, syrin dhe gjoksin. O Qetsor, nëse je në finale, jam dhe unë dhe Dea, pak rëndësi kush është i katërti, do të bëjmë një tip muri me gur, do të murosim ty si Rozafën. Të jesh legjenda e Big Brother…

Qetsori: Nuk ju ka shkuar mendja keq…

Luizi: Do të të suvatojmë mirë. Do të murosim unë e Dea…

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Elvis Pupa. Ndërkohë, raporti i Dea Mishel dhe Efit ka patur ulje-ngritje, teksa edhe pse Efi dukej se u rikthye për hakmarrje, tani vajzat janë pajtuar.