Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Ermal Fejzullahut feston ditëlindjen dhe mori një urim shumë të veçantë nga i ati!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Sot për këngëtarin është një ditë shumë e lumtur, pasi një person shumë i shtrenjtë për të sot feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e tij, Buna dhe si një baba i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha artist ka zgjedhur ta urojë në mënyrën më të veçantë.

Teksa ndodhet në një ambient me muzikë ku këngëtarë janë dy vëllezërit e njohur korçarë, Endri dhe Stefi ai ka vendosur të urojë të bijën me anë të tyre, një ide shumë e veçantë që vetëm Ermali mund ta bëjë.

Urime Banushi babit. Të don babiii

Së fundmi, Romeo Veshaj na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me postimin e tij të fundit në Instastory. Ai ka postuar një foto teksa duket i shoqëruar me Ermalin, duke na bërë kështu të dyshojmë se mund të ketë një bashkëpunim mes tij dhe binjakëve në të ardhmen.

Përpos muzikës, artisti nuk është bërë kurrë pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo thashethemeve. Gjithashtu nuk është bërë shpesh pjesë e intervistave, por në një të dhënë së fundmi, ka treguar pak nga jeta e tij duke na dhënë kështu dhe një mesazh shumë të rëndësishëm lidhur me një fenomen shumë problematik të ditëve tona.