Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema ka një kërkesë për bebushin e saj!

Dojna Mema është një nga moderatoret shqiptare më të dashura dhe të komentuara të momentit. Bukuroshja ka njoftuar disa muaj më parë se është në pritje të ëmbël dhe që prej asaj dite nuk ka ndalur me foto e bukura gjatë shtatzanisë.

Vetëm pak minuta më parë, bukuroshja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.

Pak ditë më parë, Dojna dhe Vlashenti janë ‘arratisur’ në jug të Shqipërisë për të pushuar dhe këtë e ka bërë me dije vetë prezantuesja me anë të disa Instastory-ve ku ka zbuluar se ka nisur sezonin e verës dhe të plazhit dhe po na e bën me të vërtetë për zili.

Ndërkohë, kujtojmë se Dojna më parë ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë më Vlashentin teksa gëzojnë kur mësojnë gjininë e bebit. Ngjyra blu e tullumbaceve dhe zbukurimeve përhapet kudo.

Në 1 prill ndërkohë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.