Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema nis sezonin dhe nuk ngurron të ndajë me ne fotot e para!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Së fundmi, duket se dyshja janë ‘arratisur’ në jug të Shqipërisë për të pushuar disa ditë dhe këtë e ka bërë me dije vetë prezantuesja me anë të disa Instastory-ve ku ka zbuluar se ka nisur sezonin e verës dhe të plazhit dhe po na e bën me të vërtetë për zili.

Së fundmi, moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory pasi shprehet se i kishin munguar bisedat me ndjekësit e saj. Në një nga pyetjet e bëra rreth shtatzënisë e saj, ajo u përgjigj duke rrëfyer për ndjekësit e saj emocionet që po kalon të cilat janë normale për çdo nënë të ardhshme.

Më datë 1 prill ajo dhe partneri, Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza. Së fundmi Dojna ka postuar në InstaStory, një video të Vlashentit duke shpjeguar dhe një nga gjërat që i pëlqenin më shumë tek partneri i saj dhe që e ‘shtyu’ më shumë drejt martesës.