Film & Tv Love & Sex Showbiz

Moderatorja e njohur Dojna Mema, shtatzënë për herë të parë!

Një lajm më të bukur se ky nuk mund të merrnim edhe me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Para pak minutash moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për të gjithë publikun, Dojna Mema ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram ku ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël.

Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruar atë që ndjej tani do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde.

Mema, e cila është në javën e 16-të shtatzënisë zgjodhi këtë mënyrë të veçantë dhe mjaft të bukur për të bërë me dije se së bashku me partnerin e saj Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë. Gjinia e bebit mbetet ende sekret.

Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin. Një lajm i mirë erdhi para pak muajsh nga dyshja e njohur. Vlashenti i propozoi Dojnës për martesë dhe sigurisht që përgjigjja e saj ka qenë “PO”. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Dojna postoi një video ku shfaqet në krahët e Vlashentit duke u puthur e duke u përqafuar. Në video mund të shohim dhe unazën në gishtin e saj. Krahas postimit ajo shkruan:

Gjithmonë PO!