Celebrities Film & Tv Showbiz

“Donte shumë të kishte një djalë”, Dojna Mema emocionon me fjalët kushtuar babait të saj të ndjerë!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali, Nolan Sol. Mbrëmjen e kaluar Dojna ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel për të na folur më shumë mbi mëmësinë dhe jo vetëm.

Ajo tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni. Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjes përmes rrugës çezariane, por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj.

Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë… Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë.  Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi, nuk isha vërtetë gati. 

Dojna është ndalur dhe tek humbja e babait të saj dy vite më parë dhe si e ka përjetuar ajo dhe mamaja apo motra mungesën e tij.

Në raste të tilla do bëhesh e fortë patjetër. Nuk ke zgjidhje të mos jesh e fortë. Ne të treja vajzat e shtëpisë, unë mami dhe motra jemi treguar të forta. Në sy të botës duket sikur e kemi përballuar me këtë karakterin e hekurt dhe me buzëqeshje në fytyrë por dhimbja dhe mungesa është reale. E vetmja gjë që më ka ngushëlluar gjithmonë, imagjinoja që genet e babait tim jetojnë te unë. Ky vizion i të parit çështjes jetë a vdekje më bën ta jetoj më natyrshëm. Gjithmonë  e kam ndjerë që babai është brenda meje. Kur babi iku, mua m’i ndryshuan prioritetet. Bashkë me ikjen e babit, mu hap dritare tjetër. I shihja gjërat më sy tjetër edhe tani që po flas më duket sikur flas më zërin e tij. Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim.