Celebrities Gossip Showbiz

Drake bëri një super deklaratë që askush nuk e priste!

Drake është një nga ata këngëtarë që është mësuar gjithmonë të thyejë rekorde dhe kjo është e padiskutueshme. Kjo mesa duket është dokumentuar përsëri edhe pasi ai lançoi albumin e tj më të ri të titulluar ‘Certified Lover Boy’. Albumi përmban këngë dhe bashkëpunime me këngëtarë dhe me emra të mëdhenj nga bota e muzikës. Ky albumi i shumëpritur nga fansat arriti majat e kryesimeve që në ditën e tij të parë të lançimit, si një nga albumet më të dëgjuar brenda një dite të vetme.

Kënga e parë e albumit ‘Champagne Poetry’ në të cilën ai merr si shembull Michelle-n  e ‘Beatles’, përmbledh vitet e tij të fundit, duke përfshirë ngjarjet e fundit dhe marrëdhënien e tij të prindërimit me Brussaux që nga lindja e Adonisit në muajin tetor të vitit 2017. Këngëtari është shumë i suksesshëm në botën e muzikës pasi këngë dhe albumet e tij kanë kryesuar listat për një kohë shumë të gjatë. Është kurorëzuar gjithashtu edhe si artisti i dekadës. Gjatë një koncerti ku ai e kishte marrë djalin e tij në skenë dhe se çmimin që fitoi e rrëmbeu vogëlushi i tij.

Drake proudly pose with his little boy

Kujtojmë se ai ka një djalë me aktoren e filmave për të rritur Sophie Brussaux dher emri i tij është Adonis. Drake e ka përmendur djalin të tij, në albumin e tij më të ri. 34-vjeçari iu referua fëmijës së tij të vogël në disa prej këngëve  të albumit. Megjithëse ai nuk e përmend Adonisin me emër, Drake komenton fëmijën e tij dhe nënën e tij.  Teksa së fundmi Drake e ka quajtur veten si prindi më i mirë i vitit edhe pse është i ndarë.Ky është albumi i gjashtë i artistit që është punuar dhe publikuar nga studio. Këngëtari gjithashtu është shprehur se:

Unë jam vërtet i keq në marrjen e komplimenteve. Jam vërtet i vetëdijshëm për muzikën time dhe edhe nëse bëj një punë të mirë, gjithmonë pyes veten se si mund ta kisha bërë atë më mirë. Unë e di që kam kaluar një sasi të pallogaritshme orësh duke u përpjekur të analizoj të gjitha gjërat që kam bërë gabim, por sonte për një herë jam i sigurt se ne kemi bërë diçka të drejtë.