Celebrities Gossip Showbiz

Drake mbështet moralisht fansin e tij, i dhuron shumën marramendëse pasi e dashura e la para koncertit!

Reperi i njohur Drake së fundmi ka mahnitur me gjestin e tij aspak të zakontë. Në skenën në Qendrën Kaseya të premten e kaluar, reperi i “Slime You Out” vuri re posterin e ngritur nga një fans zemërthyer, i cili mesa duket kishte shpenzuar të gjitha kursimet e tij për biletat për të dhe ish-in e tij.

Drake e pyeti nëse ish-i do të vinte me të dhe fansi bëri me shenjë “jo”. “Çfarë nuk shkon me të?”- ishte reagimi i parë i reperit. “Prisni, është pak agresive. Por e dini çfarë? Ajo do të ndihet shumë keq, sepse unë do të jap pesëdhjetë mijë dollarë që të mund të mburresh tek ajo,”-shtoi Drake përpara se audienca të shpërthente në brohoritje.

Ndërkaq, hedhja e reçipetave është kthyer në një trend në mbarë botën. Së fundmi Drake ka zbuluar koleksionin e reçipetave që ka grumbulluar nga fanset në performancat e tij të ndryshme. Njerëzit kanë mbetur të habitur nga fakti se sa reçipeta i janë hedhur Drake gjatë kohës që ai ka qenë duke performuar. Por reperi me siguri nuk e priste që të përfundonte me një dhomë të tërë reçipetash kur u kërkoi fansave të vazhdonin t’i hidhnin ato në skenë.