Celebrities Gossip Showbiz

Drake tërheq vëmendjen me modelin e çuditshëm të flokëve…

Drake publikoi së fundmi “Scary Hours 2”, një vazhdim i EP-së së vitit 2018, në 5 mars për të ndihmuar në krijimin e pritjeve në rritje për albumin e tij të ardhshëm në studio, “Certified Lover Boy”.

Të tri këngët e reja në shfaqjen e zgjeruar përfunduan duke debutuar në tri vendet e para të ‘Billboard Hot 100’ njëkohësisht, shkruan DailyMail.

Duke shijuar suksesin e tij më të fundit, reperi dhe kompozitori kanadez u pa të enjten duke shkuar në një studio regjistrimi në Los Angeles me disa nga pjesëtarë nga ekipi i tij.

Drake kishte veshur pantallona të zeza dhe një xhaketë sportive me shumë ngjyra nga ‘Sicko’ dhe atlete të bardha.

Nuk kishte si të mos tërhiqte gjithë vëmendjen modeli i tij i flokëve, një zemër e gjedhendur në pjesën ballore të kokës së tij.

Ai kishte modeluar një zemër në pjesën e sipërme të ballit të tij, duke bërë kështu që vëmendja e paparacëve të theksohet te kjo frizurë. Nuk duhet lënë pa përmendur se Drake e ka bërë edhe më përpara këtë model flokësh.

Fituesi katër herë i çmimeve ‘Grammy’ ka qenë i zënë duke punuar në albumin e tij të radhës, “Certified Lover Boy”, i cili do të jetë albumi i tij i gjashtë në studio.