Celebrities Showbiz

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijojnë momentin ikonik të Whitney Houston dhe Mariah Carey në “Grammy 2022”!

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan një tjetër ‘look’ të famshëm të modës gjatë prezantimit të çmimit “Artisti i ri më i mirë” në “Grammy Awards 2022”. Dy fitueset e mëparshme (Lipa në 2019, Megan në 2021), rikrijuan një moment ikonik midis Whitney Houston dhe Mariah Carey në “MTV Video Music Awards 1998”.

Gjatë eventit të “MTV Video Music Awards” të vitit 1998, Mariah Carey dhe Whitney Houston dolën në skenë ku të dyja kishin veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe, të cilat që të dyja fillimisht besonin se ishte “unik”. Ashtu si Houston dhe Carey para tyre, bashkëpunëtoret e “Sweetest Pie” dolën në skenë të veshur me veshje të ngjashme, vetëm se në vend të fustaneve kafe të divave, Megan dhe Dua kishin veshur fustane të zeza dhe ari nga Donatella Versace. Në dialogun e tyre ato u shprehën:

Megan: Më vodhe ‘look’-un!

Dua: Më thanë se kisha ekskluzivitetin. Do të më duhet të flas me Donatella-n.

Më pas vetë stilistja doli në skenë dhe hoqi pëlhurën nga fundi për të zbuluar dy pamje të dallueshme ashtu si Houston dhe Carey më shumë se 20 vjet më parë. Donatella u shpreh:

Këto janë vajzat e mia!

Dua kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona latex ndërsa Megan kishte veshur të njëjtën veshje, por me një fund që mbulonte gjysmën e pjesës së poshtme të trupit. Më shumë se 20 vjet më parë Mariah dhe Whitney kishin bërë një skenë të ngjashme në “MTV VMA të vitit 1998”.

Në një njoftim, Versace pranoi se ky moment ishte një homazh për divat legjendare, Houston dhe Carey në “MTV Video Music Awards”. Në klipin origjinal të Houston dhe Carey, dy yjet pretenduan se ishin kapur në befasi kur panë njëra-tjetrën me një fustan të ngjashëm teksa prezantonin çmimin për “Videon më të mirë nga një artist mashkull”. Ato më pas hoqën shtresën e sipërme të fustanit për të zbuluar dy minifustane të dallueshme nga njëra-tjetra.

Mariah Carey iu përgjigj një postimi në Twitter në lidhje me nderimin e Megan-it dhe Dua-s, duke shkruar për të ndjerën Whitney Houston:

Të dua dhe më mungon Mbretëreshë.