Lifestyle Love & Sex

Duheni duheni por këto zakone përfundimisht nuk do ju sjellin një fund të lumtur…

Edhe marrëdhëniet më të lumtura ndonjëherë janë të vështira për t’u mbajtur. Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme për gjërat, të cilat mund të çojnë në keqkuptime. Megjithatë, ka edhe shumë gjëra më delikate që duken të padëmshme, por ato mund të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj pa e vënë re ju.

Këto janë, përshembull, detaje të vogla si thashethemet ose largimi nga shtëpia pa thënë lamtumirë. “Bright Side” ju tregon 8 zakonet që duhen hequr nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme:

1. Të kujtosh sjellje nga e kaluara

Edhe çiftet më të lumtur grinden herë pas here, sepse është e pamundur të shohësh çdo gjë gjatë gjithë kohës sy më sy. Pra, kur të ndodhë, sigurohuni që të keni parasysh qëllimin: zgjidhja e çështjes. Kujtimi i diçkaje nga disa vite më parë nuk është aspak i dobishëm.

2. Zgjedhja e kohës së gabuar për një bisedë serioze

Kur bëhet fjalë për tema serioze që duhet të diskutoni, qofshin çështjet e parave, qëllimet e marrëdhënieve afatgjata, etj, është e rëndësishme të gjeni kohën e duhur. Sigurohuni që partneri juaj të mos jetë i stresuar, i lodhur ose i mërzitur. Kjo mund t’i komplikojë gjërat në mënyrë të panevojshme. Gjithashtu, është jetike të përdorni tonin e duhur të zërit. Edhe diskutimet më serioze nuk duhet të kthehen në grindje.

3. Kur supozoni për ndjenjat e partnerit tuaj në vend që ta pyesni drejtpërdrejt

Të gjithë i shikojnë gjërat në jetë përmes perspektivës dhe sistemit të tyre unik të vlerave. Pra, nëse supozoni se dini se çfarë mendon ose ndjen partneri juaj, mund t’ju çojë në mbyllje të vetes suaj duke krijuar konflikte dhe duke u ndjerë i vetmuar.

4. Kritikimi i anëtarëve të familjes së partnerit tuaj

Tema e familjes shfaqet në çdo marrëdhënie. Megjithatë, nuk është e pazakontë të kesh një këndvështrim të ndryshëm për jetën në krahasim me anëtarët e familjes ose ato të partnerit. Kjo mund të çojë në keqkuptim apo edhe konflikt. Sido që të jetë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbani mend se këta njerëz janë një pjesë e rëndësishme e burrit ose gruas suaj.

5. Shmangia e të folurit për para

Rreth 7 çifte nga 10 kanë probleme të lidhura me paratë. Sigurisht, jo të gjithë janë të prirur për të diskutuar këtë çështje, por duhet të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës për të shmangur problemet në të ardhmen. Ekspertët rekomandojnë të gjeni rregulla specifike dhe kufizime shpenzimesh që janë të përshtatshme për të dy dhe të diskutoni së bashku çdo çështje të diskutueshme.

6. Largimi nga shtëpia pa i folur partnerit

Të bësh këtë, edhe pse mund të duket mjaft e padëmshme, është një shenjë e mundshme e shmangies së komunikimit. Edhe nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë, gjëra të thjeshta si mënyra se si po niseni për në punë në mëngjes mund ta prishin marrëdhënien. Pra, mos u largoni pa i thënë të dashurit tuak disa fjalë të ngrohta.

7. Përpjekja për të ulur zemërimin tuaj

Nëse e frenoni zemërimin, mund të filloni të ndiheni të shqetësuar, të sulmoni partnerin tuaj, të keni dhimbje koke të shpeshta, etj. Kjo e bën shumë të vështirë reagimin e duhur ndaj acarimeve të ndryshme dhe si rezultat, marrëdhënia juaj mund të dështojë.

8. Thashethemet për miqtë e partnerit tuaj

Të thuash gjëra të këqija për njerëzit që të tjerët i duan, nuk është kurrë një ide e mirë. Edhe një herë, kritika është e mirë kur bëhet siç duhet, por thashethemet ju kthejnë në një person që nuk mund t’i besohet në sytë e partnerit tuaj. Për më tepër, ajo ndikon keq në shëndetin tuaj dhe mund të çojë në rraskapitje, ankth, etj.