“Bed hair”, ato flokët e prishura që kur zgjoheni në mëngjes ju tmerrojnë, praktikisht flokët tuaj natyral, me balluke të gjata ose të shkurtra janë kthyer në modë edhe janë më trend-i së kurrë. Relaksohuni dhe shijoni motin e bukur dhe të ngrohtë që keni përpara.
Hiqni dorë nga rregullimi i mundimshëm dhe tharja e flokëve kur temperaturat janë të larta.
https://www.instagram.com/p/CLmWxAdl5pn/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d338a1a-f1a2-4968-9aba-617b07b406bb
Flokët e ç’rregullta janë kthyer në modelin e preferuar të shumë vajzave të njohura të botës së showbiz-it. Ky model duket theksuar se kërkon një angazhim minimal dhe nuk ju merr orë e orë të tëra përpara pasqyrës. Të paktën këtë do t’ja kurseni vetes. Përsosmëria është pikërisht në papërsosmëri.
Nëse jeni adhuruese e ballukeve, tani është koha e duhur për t’i shkurtuar ato më në fund.
Në modë janë balluket e “rënda” ose të ndara si perde.
https://www.instagram.com/p/CMDBTZ_r3QR/?utm_source=ig_embed
Nuk ka rëndësi se sa është gjatësia e flokëve tuaj, ato i përshtaten gjithçkaje. Të drejtë ose kaçurrel, është e rëndësishme që të jenë natyralë.
https://www.instagram.com/p/CNglR3QL6W0/
Problemet me skalpin shpesh degradojnë duke u bërë më shqetësues sidomos te femrat për shkak të aromës së pakëndshme të flokëve. Duket sikur mamatë, por jo vetëm, edhe gratë në moshë, apo ato shumë të reja, kanë aftësinë të thithin aromat e një ambjenti ku gatuhet, pihet duhan etj.
Ah dhe diçka, nëse e keni kthyer në një rutinë tashmë që flini me flokë lëshuar, kjo praktikë dhe zakon i përditshëm mund të shkaktojë shumë probleme.