Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e njohur e aktorëve i japin fund martesës 13-vjeçare!

Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen i kanë dhënë fund lidhjes pas 13 vitesh martesë. Dyshja konfirmuar ndarjen me anë të një postimi në InstaStory.

Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi njëzet vjet, ne më në fund po i lëmë raketat tona. Në vitin 2023 ne kërkuam t’i jepnim fund martesës sonë. Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim.

Aktorja e Wedding Crashers e përfundoi deklaratën me një shënim mbi dëshirën e çiftit për privatësi, duke shkruar:

Ne ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë. E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi.

Rikujtojmë se Cohen dhe Fisher u takuan në një festë në Sydney, Australi, në vitin 2001. Dyshja e mbajti lidhjen të fshehtë për disa kohë, por njoftuan fejesën e tyre në vitin 2004. Pas fejesës gjashtëvjeçare, u martuan në një ceremoni private në Paris në mars 2010. Ata kanë tre fëmijë së bashku.

Së fundmi aktorja e njohur australiane Rebel Wilson ka pretenduar se Sacha Baron Cohen e ngacmonte seksualisht atë në xhirimet e filmit “Grimsby” dhe beson se ai i bën njerëzit të ndihen jo rehat. Aktorja i bëri akuzat për yllin e komedisë britanike në librin e saj, “Rebel Rising”. Një përfaqësues i Baron Cohen i përshkruan pretendimet e saj si “të rreme”, në një deklaratë dhënë për agjencinë e lajmeve PA. 44 vjeçarja, luajti së bashku me Baron Cohen në komedinë “Grimsby” të vitit 2016, i njohur si “The Brothers Grimsby” në SHBA.