Komediani i njohur, Sacha Baron Cohen, u rikthye në rolin e Borat në emisionin e Jimmy Fallon. Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve amerikane, personazhi i Borat ka ndarë mendimin e tij për kandidatët. Ai gjithashtu i bëri një pyetje komike, kandidatit republikan Donald Trump; duke iu referuar një deklarate që kishte bërë ky i fundit gjatë një debati televiziv.
Zoti Trump, ju thoni se në Ohio, njerëzit po i hanë macet dhe qentë, por në cilin restorant i shërbejnë? A mund të bëjmë rezervime?
Sacha Baron Cohen returns as Borat to give his thoughts on Donald Trump & Kamala Harris.
“Mr Trump, you say in Ohio people are eating the cats & the dogs, which restaurant do they serve them at? Can you get a reservation?” pic.twitter.com/ekMZhVl0e1
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) October 25, 2024
Pasi bëri këtë pyetje, plasën të qeshura pa fund nga publiku në studion e Jimmy Fallon, përfshirë edhe nga vetë moderatori i njohur. Mediat sociale janë mbushur me ‘kafshët shtëpiake në mbështetje të Trump’ pasi ai akuzoi emigrantët se ‘hanin qen dhe mace’ gjatë debatit presidencial me Kamala Harris. Ish-presidenti u shfaq dukshëm i irrituar ndërsa Harris e nxiti atë drejtpërdrejt në ABC për numrin e turmave të tij në tubim, rekordin e tij për abortin dhe gjyqet e tij kriminale. Dhe në një moment, Trump vazhdoi të akuzonte emigrantët nga Haiti për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.
Në Springfield, ata po hanë qentë. Emigrantët që hynë, po hanë macet. Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje.
Një producent nga Afrika e Jugut, i njohur si The Kiffness, krijoi një këngë nga deklarata virale e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Producenti The Kiffness tha se përcolli momentet më pikante të debatit mes Trumpit dhe Harris, por ishte pikërisht kjo deklaratë që i ngeli në mendje atij dhe ndjekësve të tjerë. Duke qenë se mori sugjerime edhe nga fansat, kompozitori vendosi të krijojë një këngë duke integruar citatin viral të kandidatit republikan