Gossip Showbiz

E akuzoi për përdhunim, ish-modelja kërkon shifrën marramendëse nga Cristiano Ronaldo!

Besoj e mbani mend të gjithë ngjarjen e cila bëri bujë në media në vitin 2009 ku Cristiano Ronaldo u përfshi në një betejë ligjore me një ish-modele. Kjo e fundit pretendon se futbollisti portugez e ka përdhunuar në po atë vit në Las Vegas.

Vajza në fjalë është Kathryn Mayorga, e cila tashmë kërkon nga futbollisti me famë botërore një dëmshpërblim prej plot 65 milionë euro, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit.

“Daily Mirror” ka publikuar së fundmi disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Kathryn Mayorga, e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”.

Kujtojmë se kjo çështje kaq e bujshme ka nisur që në vitin 2016 ku ish-modelja së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas. Më pas çështja u pushua me justifikimin se ajo ishte e “paaftë mendërisht”. Ndërsa në vitin 2018 ishte vetë Ronaldo i cili në rrjetet sociale i mohoi akuzat duke shkruar:

Unë i mohoj vendosmërisht akuzat që më drejtohen mua. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje.

Rikujtojmë, se para disa vitesh Ronaldo hodhi në gjyq edhe revistën “Der Spiegel” për publikim e lajmit se lojtari ka përdhunuar një grua në vitin 2009.