Celebrities Gossip Showbiz

E akuzuan se punon në club nate, ish- e dashura e Stresit, Keisi reagon në rrjete sociale: “Nuk e kam mohuar punën!”

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Kjo gjë duket pak e çuditshme, pasi jemi mësuar që kur një çift i jep fund lidhjes të mos ruajnë komunikimin e mirë mes tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodh me Stresin, i cili vazhdimisht thotë fjalët më të mira për ish- partneren e tij.

E nga kjo histori, padyshim që dhe bukuroshja ka qenë shpesh pjesë e portaleve me ose pa dëshirë. Së fundmi edhe pse e ndarë nga Stresi, Keisi është vënë në qendër të disa prej tyre, teksa ‘akuzonin’ atë se punon në një club nate. Lidhur me këtë ka reaguar Keisi, e cila është shprehur se punon dy punë dhe nuk i vjen aspak turp nga të punuarit dhe arriturit gjërat me forcat e veta.

Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj pesë ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty, punoj në the lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje, sepse nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër. Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptarë dhe më takojnë dhe flas me ta si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto, jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah, sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni. Epo atëherë çfarë zgjedhje ju jepni femrës? Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do ta mbështes.

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.