Celebrities Film & Tv Lajmet e fundit Magazine Showbiz

E çuditshme por e vërtet, ja çfarë bënin John Krasinski dhe Emily Blunt pas çdo xhirimi të “A Quiet Place 2”

Aktorja e njohur, Emily Blunt ka zbuluar se ajo pinte uiski me burrin e saj, pasi mbaronin një ditë xhirimesh për filmin e publikuar së fundmi “A Quiet Place 2”. Aktorja 38-vjeçare, e cila është e martuar me John Krasinski, tha se pirja e një gote uiski pas një dite shumë të ngarkuar xhirimesh ndihmonte në relaksimin e të dyve.

Në një intervistë për “The Mirror”, ajo u shpreh se:

Ne pinim shumë uiski. Kjo ishte si një mënyrë shplodhjeje dhe të hiqte stresin.

Emily tha se pas një dite pune ajo mund të vinte në shtëpi e mbuluar me baltë dhe gjak dhe se pas një dite të gjatë lodhjeje, uiski ishte një mundësi e sigurt. Aktorja zbuloi gjithashtu se nëna e saj i rekomandonte uiski kur ajo ishte një adoleshente, pasi kishte kaluar një ditë të keqe.

Ndihem sikur uiski është një barazues i shkëlqyeshëm. Më kujtohet edhe kur isha adoleshente, nëse do të kisha ndonjë mërzitje apo ndonjë situatë tjetër të vështirë në shkollë, mamaja ime do të thoshte: “A do të doje një gotë uiski?” Dhe pastaj unë pija nga uiski i gjyshit tim.

Përkundër ritualit të saj të uiskit gjatë viteve, Emily gjithashtu tha se burri i saj ishte një njohës më i mirë pijesh se ajo. Aktorja tha që të marrësh përsipër një rol që përfshinte humbjen e një fëmije apo partnerit, ishte i dhimbshëm dhe se ato skena në veçanti mund të rezultonin të ishin mjaft lodhëse.

Emily zbuloi gjithashtu se xhirimet për filmin e dytë “A Quiet Place” ishte një ‘përvojë konfrontuese’ e cila e la atë në kërkim të një vendi të qetë në shtëpinë e saj për të lexuar në mënyrë që të mund të meditonte. Emily Blunt, Millicent Simmonds dhe Noah Jupe luajnë rolin e një familjeje që lufton për të mbijetuar në një botë post-apokaliptike në të cilën përbindëshat gllabërojnë çdo gjë që bën një tingull sado të vogël.