Aktorët kryesorë të “The Devil Wears Prada 2” kanë arritur një marrëveshje financiare që po bën bujë në industrinë e filmit.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Emily Blunt do të paguhen njësoj për rikthimin në rolet ikonike të filmit kult.
Tre aktoret, të cilat do të rikthehen si Miranda Priestly, Andrea Sachs dhe Emily Charlton, thuhet se kanë negociuar një pagë bazë prej 12.5 milionë dollarësh secila. Marrëveshja është realizuar përmes një kontrate të tipit “favored nations”, që garanton se asnjëra nuk do të marrë më pak se tjetra.
Përveç pagesës fikse, raportimet tregojnë se ato do të përfitojnë edhe bonuse të lidhura me suksesin e filmit në kinema, çka mund t’i çojë fitimet totale për secilën mbi 20 milionë dollarë.
Ndërkohë, regjisori David Frankel ka lënë të kuptohet se studioja ka investuar një pjesë të madhe të buxhetit pikërisht te rikthimi i kastit origjinal, duke e konsideruar atë elementin kryesor të suksesit të projektit.
Filmi i parë, “The Devil Wears Prada”, u publikua në vitin 2006 dhe u kthye në një fenomen global, duke arkëtuar mbi 300 milionë dollarë në mbarë botën. Vazhdimi pritet të ketë një buxhet shumë më të lartë dhe pritshmëri të mëdha në tregun ndërkombëtar.