Celebrities Gossip Showbiz

E diela familjare e Zaimina Vasjarit!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Zaimina gjithmonë e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, kohëve të fundit, bukuroshja nuk ngurron të ndajë me ne momente private duke na treguar kështu për familjen e bukur që ka. E vetëm pak më parë, këngëtarja ka ndarë me ne një foto ku shihet bashkëshorti, djali i sapolindur dhe një e afërme në pishinën e shtëpisë së tyre. Epo, a nuk është pamja më e bukur kjo e Zaiminës?

Para pak javësh Zaimina ka festuar ditëlindjen dhe është surprizuar nga njerëzit më të dashur të saj, të cilët e kanë lumturuar atë pa masë. Bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto të disa buqetave me lule, që kanë arritur për të nga familja dhe shoqëria e saj dhe këngëtarja është shprehur se ndihet e bekuar me ta