Celebrities Film & Tv

E gjithë vëmendja te ata…një ditë para intervistës “bombë” Harry dhe Meghan..

Disa ditë më parë është publikuar promoja e intervistës ekskluzive të Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle, me prezantuesen ikonike televizive, Oprah Winfrey. Në klipin 30 sekondash, Princi Harry deklaron se frika e tij më e madhe ishte që historia të përsëritej, duke iu referuar nënës së tij të ndjerë, Princesha Diana, e cila vdiq në Paris si pasojë e një aksidenti me makinë.

Unë thjeshtë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu bashkë me gruan time, për të biseduar me ju, sepse nuk mund ta imagjinojë si mund të ketë qenë për të, ta tejkalojë gjithë këtë proces e vetme për disa vjet. E gjithë kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për ne të dy, por të paktën e kemi pasur njëri-tjetrin pranë.

Ndër të tjera, vëmendje të madhe në këtë intervistë mori edhe pamja e Dukeshës së Sussexit ku fustani i saj ishte i markës “Armani”, i plotësuar me aksesorë glamuroz dhe të shtrenjtë të markës “Cartier”, përfshirë këtu një byzylyk që besohet ta ketë trashëguar nga Princesha Diana.

Në klip gjithashtu Winfrey pyet Meghan se si ndihet kur Pallati dëgjon të vërtetën e tyre dhe ajo përgjigjet:

Unë nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe, ne ende do të heshtim….Dhe, nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, dua të them që shumë gjëra kanë humbur tashmë.

Pallati Buckingham nuk e ka komentuar intervistën ende. Rikujtojmë, se intervista ekskluzive e çiftit më të ndjekur mbretëror me Operah Winfrey-n, do të transmetohet ditën e nesërme në kanalin “CBS”. Rastësore ose jo edhe familja mbretërore britanike pritet të dalë nesër në një ngjarje televizive për të festuar Ditën e Komonuelthit.

“Special TV” do të transmetohet në “BBC” dhe do të shfaqë shfaqje nga Princi Charles, Princi William, Kate Middleton, Dukesha Camillae dhe Kontesha Sophie. Por të dy transmetimet nuk do të përplasen! Intervista 90-minutëshe e Harry dhe Meghan me Oprah do të transmetohet në orën 20:00 në SHBA, kështu që nuk do të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar deri ditën e hënë.