Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Shumë afër finales dhe çmimit të madh e banorët tashmë po flasin se si do t’i shpenzojnë paratë si finalist, por edhe nëse fitojnë çmimin e madh. Ditën e sotme në një bashkëbisedim me Kristin, Luizi ka treguar një ëndërr që ka pasur prej kohësh dhe që mendon ta realizojë nëse fiton çmimin e madh dhe është një kopsht fëmijësh.
Luizi: E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…
Kristi: Kopsht?
Luizi: Për Zotin, gjithmonë e kam pas ëndërr. Të marrë 4-5 edukatore dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf dmth. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha… e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.
Kristi: Investoi mirë lekët që do fitosh…
Olta Gixhari ka disa javë vendosi të largohej nga shtëpia e “BBV2” dhe Jori Delli është eleminuar mbrëmjen e të martës. Për shkak të adhuruesve të shumtë që vajzat kanë e kanë të pamundur që të mund të dalin lirisht në rrugët e qytetit pa u rrethuar nga turma njerëzish. E ditën e sotme të dyja ish-banoret na kanë treguar se si janë maskuar për tu takuar me njëra-tjetrën e mes të dyjave maskimi i olt1%s ishte më i veçanti, e cila duhet të vinte tek shtëpia e Jorit. Vajzat kanë filmuar njëra-tjetrën kur janë parë dhe kanë postuar videon në rrjete sociale, e cila ishte mjaft ‘funny’.