Celebrities Gossip Showbiz

E kush tjetër përveç Mozzik dhe Loredanës mund t’i bëjnë Hana-s urimin më të bukur?

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.

Por, gjithmonë ajo që do t’i bashkojë është vajza e tyre Hana Aliu. Vogëlushja e tyre sot mbush plot 3 vjeç dhe urimet më të bukura nuk mund t’ja jepte askush veç prindërve të saj.

Me anë të një Instastory, reperi e uroi Hana-n me anë të një ‘selfie’ ky duken së bashku dhe krahas u shpreh:

Urime ditëlindja e tretë shpirti i babit 

Ndërsa Loredana nga ana tjetër teksa ka postuar një fotografi të vogëlushes, krahas e ka uruar me fjalët më të bukura:

Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Hana shpresoj të qëndrosh përgjithmonë kështu që je!! Nuk mund ta besoj se sa inteligjente dhe jashtëzakonisht e sigurt mund të jesh në moshën 3 vjeçare. Zemra dhe shpirti im, të dua shumë..

Rikujtojmë se para më shumë se 1 muaji, Loredana dhe Don Xhoni publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtet.

Nga ana tjetër, Mozzik para vetëm 3 javësh publikoi këngën e tij solo “Shko” e cila ka afro 2 milion klikime në YouTube.